Decagon Technology

Vegla Inxhinierike
& Gjeo-Hapësinore

Një platformë e vetme për llogaritjet inxhinierike në Shqipëri — elektrike, energji, gjeodezi, gjeologji dhe hidraulikë. Saktë, shpejt, me raporte PDF.

0Vegla aktive
0Kategori
0Falas & në shqip

Elektrike

Energji

Gjeodezi

Gjeologji

Hidraulikë

Metoda Racionale e Prurjeve

Llogaritje e prurjes maksimale (Q) për pellgje ujëmbledhëse të vogla, me kohën e përqendrimit (Kirpich) dhe kurbat IDF të interpoluara nga 14 stacione meteorologjike.

Tombinat (Culvert)

Përmasimi i tombinave rrugore sipas metodës HEC-22 / HDS-5 (FHWA) — kontroll hyrje dhe dalje, kurba HW vs Q, profil gjatësor dhe raport PDF.

Gropa Septike

Llogaritje e vëllimit dhe dimensioneve të gropës septike për vila dhe hotele sipas EN 12566. Vëllimi i lëngut, llumit, faktori i sigurisë, fusha e filtrimit dhe raport PDF.

Kanalet e Hapura

Llogaritje hidraulike sipas ekuacionit të Manning-ut për seksione trapezoidale, drejtkëndore, trekëndore dhe rrethore (tuba). Thellësia normale, kritike, numri Froude dhe lirimi.

Rrjeti i Ujësjellësit

Modelo një rrjet shpërndarjeje uji mbi hartë — nyje, rezervuarë dhe tuba. Llogarit prurjet, presionet dhe humbjet (Hazen-Williams / Darcy-Weisbach) me solver Newton-Raphson, me harta me ngjyra, paralajmërime dhe raport PDF/CSV.

Rrjeti i Kanalizimeve

Modelo një rrjet kanalizimi gravitacional mbi hartë — puseta, kolektorë dhe dalje. Llogarit prurjet (akumulim sipas popullsisë), mbushjen dhe shpejtësinë me ekuacionin Manning (tub pjesërisht i mbushur), me kontrolle dizajni, sugjerim diametrash dhe profil gjatësor.

Rrjeti i Ujërave të Shiut

Modelo një rrjet shiu mbi hartë me Metodën Racionale (Q=2.78·C·i·A). Çdo pusetë merr sipërfaqe shkarkimi (ha) + koeficient C; intensiteti nga kurbat IDF të stacioneve meteo. Hidraulika e tubave me Manning, me profil interaktiv, kontrolle dizajni dhe raport PDF/CSV.

Rrjeti i Kombinuar

Rrjet i kombinuar mbi hartë: çdo pusetë merr popullsi (sanitare) dhe sipërfaqe+C (shi). Prurja = sanitare në pik + shiu me Metodën Racionale (IDF). Hidraulika me Manning, me profil interaktiv, kontrolle dizajni, sugjerime dhe raport PDF/CSV.

Tubacione me Presion

Llogaritje e humbjes së presionit sipas Hazen-Williams ose Darcy-Weisbach, për 8 materiale tubi. Rekomandon automatikisht diametrin standard minimal nga kërkesa për ujë.

Depozitat e Ujit

Llogaritje e vëllimit total të nevojshëm (operacional + rezervë zjarri + emergjencë) nga popullsia dhe norma e konsumit, me rekomandim të dimensioneve (cilindrike/drejtkëndore).

Strukturë

Gjeoteknikë