Aksi, niveleta dhe trupi i rrugës — në një program.
Road & Railway Design SuiteAlbGIS Infra është programi ynë desktop për projektimin gjeometrik të rrugëve: ndërton aksin horizontal me harqe e klotoide, nivelen me kurba vertikale, dhe seksionet tip me të gjitha elementet e trupit rrugor. Kriteret e projektimit vijnë nga kategoria e rrugës — dhe programi nuk të lë t’i shkelësh.
Modulet
Projektim rrugësh
Moduli i plotë: cilësimet e projektit sipas kategorisë, disa akse në një projekt, aks horizontal me klotoide, niveletë me kurba vertikale, seksione tip të ndërtuara nga ti, regjione seksionesh dhe llogaritje vëllimesh.
Projektim hekurudhash
Moduli hekurudhor është në ndërtim e sipër dhe do të shtohet si përditësim falas për përdoruesit ekzistues. Skeleti gjeometrik ekziston; kriteret dhe seksionet tip hekurudhore janë duke u plotësuar.
Çfarë bën
Gjeometri rrugore e plotë — me kriteret e projektimit të zbatuara automatikisht, jo të kontrolluara në fund.
Aks horizontal
Pika PI, harqe rrethore dhe klotoide (spirale Euler) me kalim SCS. Stacionim km+m, mbimbulim dhe zgjerim në kthesa.
Niveleta
Pika VPI me kurba vertikale parabolike. Gjenerim automatik i nivelës fillestare që nuk e kalon kurrë pjerrësinë maksimale të kategorisë.
Seksione tip të vërteta
Ndërtues i plotë: shtresat e rrugës, bordurë, trotuar, kanal, mur mbajtës, skarpata dhe ndarëse karrexhate (New Jersey ose zonë e gjelbër).
Majtas & djathtas të pavarura
Çdo anë konfigurohet veç — trotuar vetëm në një krah, kanal vetëm nga ana e gërmimit, pjerrësi të ndryshme skarpate.
Aks i sugjeruar
Cakto pikën e nisjes dhe të mbarimit; programi analizon terrenin dhe ndërton tri alternativa, të gjitha brenda kritereve të projektimit.
Vëllime gërmim/mbushje
Sipërfaqe prerjeje për çdo stacion dhe vëllime me metodën e sipërfaqeve mesatare, me profil e brez të plotë inxhinierik.
Si funksionon
Rrjedha e njëjtë që ndjek një projektues rrugësh — vetëm më shpejt.
Cilësimet e projektit
Zgjidh kategorinë e rrugës; shpejtësia, rrezet dhe pjerrësitë vijnë nga rregullorja.
Projeksioni & topografia
Cakto CRS-në dhe ngarko terrenin e sfondet ndihmëse.
Aksi horizontal
Vendos PI-të ose lëre programin të sugjerojë tri alternativa.
Niveleta
Profili gjenerohet vetë; ti rregullon VPI-të sipas nevojës.
Seksionet tip
Ndërto seksionin dhe cakto regjionet përgjatë aksit.
Vëllime & raport
Gërmim/mbushje për çdo stacion dhe dokumentacion i gatshëm.
Për çfarë përdoret
Rrugë interurbane
Akse të gjata me klotoide dhe kontroll të plotë të kritereve.
Rrugë urbane
Trotuare, bordura, ndarëse karrexhate dhe rrjet me kryqëzime.
Rrugë malore & rurale
Terren i vështirë, mure mbajtëse dhe balancim gërmim/mbushje.
Hekurudha
Moduli hekurudhor është në zhvillim e sipër.
Pse AlbGIS Infra
Gjeometria që të duhet për një projekt rrugor — pa peshën dhe çmimin e një platforme CAD të plotë.
| AlbGIS Infra | Civil 3D / platforma CAD | |
|---|---|---|
| Kriteret e projektimit | Sipas kategorisë, të zbatuara automatikisht | Konfigurohen manualisht |
| Aksi i sugjeruar | Tri alternativa nga analiza e terrenit | Nuk ofrohet |
| Gjuha | Shqip, me terminologji vendase | Anglisht |
| Kërkesat e sistemit | I lehtë, hapet menjëherë | I rëndë |
| Integrim | Me GeoMorph, AlbGIS Hydro dhe veglat | I pavarur |
| Akses | Përfshirë në Premium + | Licencë e veçantë, e shtrenjtë |
Provo AlbGIS Infra
Përfshihet në planin Premium + të AlbGIS. Kërko një demo ose akses sot.