Aplikacionet · Aplikacion desktop · Ujitje

AlbGIS Irrig

Irrigation Network Design

Rrjete ujitjeje — nga burimi te parcela.

AlbGIS Irrig është programi ynë desktop për projektimin e sistemeve të ujitjes: vizaton mbi hartë rrjetin me presion dhe kanalet, e zgjidh hidraulikën turn pas turni dhe nxjerr profile gjatësore, kontrolle dhe raport. Ndërtuar mbi të njëjtin motor hidraulik si AlbGIS Hydro.

Modulet

Rrjeti me presion dhe kanalet, në një projekt

Të dy pjesët ndajnë të njëjtën hartë, topografi dhe profile — nga pompa te porta e parcelës.

Me presion

Rrjeti i ujitjes me presion

Burim, depozitë, nyje, hidrantë (sektor me kulturë, sipërfaqe, modul l/s/ha, metodë ujitjeje dhe turn), tuba, pompa, kokë sistemi me filtra e fertigim dhe valvula reduktuese. Zgjidhës Newton-Raphson me Hazen-Williams ose Darcy-Weisbach.

Gravitet

Kanalet dhe portat

Kanale e porta drejt parcelave me Manning; pjerrësia del nga kuotat e fundit të nyjeve, me kontroll për kundërpjerrësi dhe për kanal mbi terren.

Funksionet

Çfarë bën AlbGIS Irrig

Projekti ndërtohet hap pas hapi mbi hartë, dhe çdo ndryshim në plan ose në profil pasqyrohet në hidraulikë.

01

Turnet e ujitjes

Rrjeti zgjidhet turn pas turni: vetëm sektorët e turnit aktiv kërkojnë ujë, dhe kontrollet mblidhen për të gjitha turnet.

02

Profile gjatësore

Profile të emërtuara e të ruajtura nën hartë, me terrenin nga DEM-i, aksin, strukturat dhe vijën piezometrike; kuotat ndryshohen me tërheqje.

03

Gjeometri e redaktueshme

Nyjet zhvendosen në plan, lidhjet rilidhen, dhe gjatësitë rillogariten vetë.

04

Topografia

Kuotat e nyjeve merren nga modeli i terrenit, dhe profili ndjek relievin.

05

Kontrolle

Presioni i kërkuar te hidrantët sipas metodës, shpejtësitë, kundërpjerrësia dhe komandimi i kanaleve.

06

Raport

Përmbledhje, tabela hidrantësh sipas turneve dhe tubash, preventiv orientues, CSV dhe raport PDF me skemën e rrjetit.

Rrjedha

Si funksionon

Hapat e projektit, me shenjë kur secili është kryer.

  1. ParametratTë dhënat e projektit dhe kriteret.
  2. Baza gjeografikeHarta dhe modeli i terrenit.
  3. Burimi dhe kokaBurimi, pompa, filtrat dhe fertigimi.
  4. SektorëtHidrantët me kulturë, sipërfaqe dhe turn.
  5. Tubat dhe kanaletLidhjet e rrjetit mbi hartë.
  6. Llogaritja & raportiZgjidhja turn pas turni, kontrollet dhe raporti.

Përdorimi

Për çfarë përdoret

Ujitje me presion

Rrjete me hidrantë për ujitje me pika ose me shi.

Kanale ujitjeje

Kanale gravitacionale dhe porta drejt parcelave.

Sisteme me turne

Ndarja e sektorëve në turne sipas ujit të disponueshëm.

Rrjete të përziera

Pompë, kanal dhe tuba në të njëjtin profil.

Pse AlbGIS Irrig

Hidraulika e AlbGIS Hydro, e përshtatur për ujitjen — me sektorë, turne dhe kanale në një ndërfaqe të vetme, në shqip.