Aplikacioni në terren dhe portali në zyrë punojnë si një: ajo që mblidhet në terren shfaqet te «Terren» në albgis.com, vetëm për njerëzit e projektit.
Raporti i BM
Rrjeti gjeodezik — pikat fikse
Për çdo BM: foto, koordinata planare dhe gjeografike, lartësia, data e matjes, skica e llojit të shenjës (gozhdë, hekur, monument betoni, bulon, pikë në beton) dhe pozicioni në hartë 1:500. Në krye, harta e shpërndarjes së të gjitha pikave dhe sistemi i referimit. PDF gati për dorëzim te klienti.
Data collector
Mbledhja e të dhënave për regjistrimet kadastrale
Parcela, ndërtesa e objekte si pika, linja e poligone, mbi hartat kadastrale të ASIG-ut (parcelat ASHK e QKD, zonat dhe ndërtesat kadastrale). Fusha të tipizuara sipas nevojës (pronari, nr. i pasurisë, zona kadastrale, lista, data…) dhe foto nga kamera për çdo objekt. Dërgohen te projekti në albgis.com.
Rilevim
Matje dhe piketim GNSS
Lidhje me marrësin me Bluetooth, korrigjime RTK nga NTRIP, matje pikash me kode, piketim dhe pamje e satelitëve.
Statik / PPK
Regjistrim për pas-përpunim
Sesione statike dhe bazë PPK, me eksport RINEX dhe raport PDF.